Bebe Rexha bën reperen amerikane të bëjë "Twerk” me këngë popullore shqiptare (VIDEO)
Bebe Rexha paralajmëroi para pak kohësh se shumë shpejt do të sillte një bashkëpunim me këngëtaren e re, Doja Cat.

Ndërsa dy ditë më parë ajo publikoi në rrjete sociale një foto përkrah Doja Cat, në të cilën të dyja artistet shiheshin duke pozuar në mënyrë mjaft provokuese për projektin e tyre që do të mbajë titullin “Baby I’m Jealous”.

Kënga e dy artisteve pritet të publikohet brenda 2 ditësh dhe deri sa të vijë ky moment, Bebe ka vendosur të ndajë disa nga momentet më epike nga prapaskenat. Bebe i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur pasi publikoi një videoDoja Cat duke bërë “twerk’ nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.

Reperja amerikane nuk arrin ta kapë ritmin e këngës dhe në video shihet se të gjithë qeshin me të. “Pjesa ime e preferuar e ditës së videoklipit. Doja Cat duke bërë tëerk me muzikë shqiptare”,-shkruan Bebe.

Shtuar më 08/10/2020, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori