E RËNDË/ Vodhën rroba në një dyqan, katër gra zhvishen e tërhiqen zvarrë (VIDEO)

Katër gra në Pakistan, të cilat dyshoheshin se kishin vjedhur rroba në një dyqan, janë zhveshur e tërhequr zvarrë nga disa persona atje.

Në video, gratë hyjnë në dyqanin ku punon një burrë dhe duket se heqin sendet nga raftet.

Në një video të mëvonshme, një nga gratë po qan ndërsa ulet në dysheme dhe kamera rrotullohet për të filmuar atë që po ndodh jashtë. Më pas përfshihen edhe autoritetet, të cilët dhunojnë e tërheqin zvarrë gratë.

Pamjet janë duke bërë xhiron e botës dhe akti është dënuar nga aktivistët e mbrojtjes së grave.

Gratë po bërtasin dhe qajnë gjatë sulmit brutal dhe tentojnë të mbrohen me krahët e tyre.

Gratë thuhet se “parakaluan” lart e poshtë rrugës lakuriq për një orë përpara se policia e Punjabit të thirrej dhe të ndërhynte.

Pesë persona janë arrestuar në vendngjarje, por nuk dihet se kush është arrestuar dhe me çfarë akuzash./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 12:31