Vritet pronari i lokalit në Lushnjë, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje. Një person me makinë ka hapur zjarr në drejtim të një lokali dhe për pasojë ka humbur jetën pronari i lokalit Bledar Muça.

Bëhet me dije se është qëlluar nga një automjet tip “Golf”.

Në momentin që janë dëgjuar të shtënat, lokali ka qenë plot me njerëz të cilët janë shtrirë në tokë, por përveç viktimës plumbat kanë prekur edhe 3 persona të tjerë të cilët ndodhen në spital./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 22:55