Matthaus: Haaland do të përshtatej më mirë me Mbappe tek Real Madrid

Legjenda e Bayern Munich Lothar Matthaus ka shprehur mendimin e tij rreth Haaland hde fituesit të Champion League.

“Real Madrid ka humbur personalitet që pas largimit të Ramos. Alaba është një lojtar shumë i mirë por nuk mund të jetë kurrë një lider si Sergio Ramos.

Erling Haaland është një lojtar me shumë personalitet dhe karakter të fortë. Ai do t’i sillte shumë personalitet ekipit të Realit, klubi spanjoll duhet të transferojë norvegjezin në merkato, shpresoj ta bëjë.

Haaland ndoshta përfundon tek Bayern Munich vetëm nëse ikën Lewandwski, por vështirë se ndodh duke parë formën e polakut.  Halaand do të përshtatej shumë mirë me Mbappe tek Real Madrid. Nuk më vjen çudi nëse ata i transferojnë që të dy në merkato.

Champions League është me disa ekipe favorite por asnjëra prej tyre nuk është një ekip spanjoll.

Bayern Munich ,  Chelsea , Liverpool dhe Manchester City , njëri prej këtyre do e fitojë.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 15:04