“Bëni qejf dhe punë”, Rama uron nxënësit që nisën klasën e parë, Kushi u kërkon të tregojnë kujdes me kompjuterët

Sot ka nisur viti i ri shkollor 2022-2023. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë zhvilluar një vizitë në shkollën “Jeronim De Rada”, ku viti arsimor nis me gjeneratën e re të laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale, të cilët fillimisht do të jenë 100 për t’u shtrirë hap pas hapi në të gjitha shkollat e vendit.

Rama u ka uruar fëmijëve një vit të mbarë, dhe i ka këshilluar të bëjnë qejf dhe punë.

“Ka fëmijë që janë në ditën e parë të shkollës, dhe janë shumë më të avancuar në fushën e teknologjisë më shumë se ata që janë në universitete. Suksese dhe bëni qejf dhe punë. Se puna është qejfi më i madh” tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja Kushi u ka kërkuar të tregojnë kujdes me kompjuterët.

“Suksese dhe mbajini mirë kompjuterët dhe me kujdes”, tha Kushi./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 08:34