EMRAT/ Iu vendos zjarri dy makinave, e shkuara e errët e vlonjatit

Gjatë natës janë djegur dy automjete në fshatin Vllahinë të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, makinat tip “Volsvagen Golf 5” dhe “Mitsubishi Pajero”, në pronësi të shtetasit T.Karcanaj dyshohet se janë djegur qëllimisht. Makinat kanë qenë në përdorim të djalit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), i cili edhe lëvizte me to.

Dyshohet se djegia e makinave lidhet me të shkuarën e Aleksandër Ajazit i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Makinat janë shkrumbuar plotësisht gjatë orës 03:17 minuta të ditës së sotme, ndërsa dyshohet se është përdorur benzina si lëndë djegëse. Policia po heton për ngjarjen, teksa pista kryesore mbetet konfliktet e shtetasit Aleksandër Ajazaj (Karcanaj)./albeu.com

 


Shtuar 21.09.2021 12:44