Bllokohen në kufirin mes Thethit dhe Valbonës 3 turistë çekë, kërkohet ndërhyrje me helikopter

3 turistë çekë, duke ekspoluar kufirin Theth Valbonë, kanë ngecur në një majë të thepisur. Policia është nisur drejt zonës për t’i shpëtuar, por për shkak të terrenit të thepisur është kërkuar ndërhyrje me helikoper

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turist çekë duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.