Basha: Zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë mëngjes ka publikuar videon ku akuzon Ramën si një hajdut psiqik që vodhi zgjedhjet.

Basha krahas videos shkruan se zgjedhjet e lira këtë rradhë do të vijnë duke i vënë prangaduar politikanëve.

Posimi i plotë
Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me prangaduar!

Shtuar më 05/08/2019, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori