Basha uron Pashkët nga Kisha e Laçit (VIDEO)
Nga Kisha e Shen Ndout në Laç, kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkët.

Ai tha se kjo le të jetë dita kur zoti të ndriçojë rrugën e bashkimit për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë.

Basha: Dua prej këtej ti uroj besimtarëve gëzuar për shumë vjet Pashkët. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit me të cilën sot nga kisha e Shen Ndout, lutem për qytetarët e mi, veçanërisht për të vobektit, të sëmurët, familjarët e tyre dhe ata që vuajnë padrejtësitë.

Lutem që kjo ditë të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmeje e sigurt nën drejtimin e zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për gjithë shqiptarët. Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër dhe motra nën zotin në këtë ditë të zotit për një Shqipëri të paqes.
Shtuar më 21/04/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori