Basha tregon 5 arsyet pse Rama nuk e do vetingun e politikanëve (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokrsatike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka treguar 5 arsyet që sipas tij, kreyministri Edi Rama nuk pranon vettingun në politikë.

"Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit", shkruan Basha përkrah videos.

Ai vijon më tej duke thënë se Rama përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje, ndërsa shton se ai është i pandashëm me krimin dhe Shqipëria shpëton mehttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/RAMA-BASHA26.jpg largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

"Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa#HajdutiPsiqik #RamaIk

Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:", shkruan Basha.
Shtuar më 21/08/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori