Basha fton shqiptarët në protestë: Për opozitën nuk ka më kthim pas (VIDEO)
Një ditë para protestës së të shtunës, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë një postim në "Facebook", ku fton shqipëtarët të marin sërisht pjesë në protestë.

Protesta pritet të fillojë në orën 19:00 ku opozitarët do të protestojnë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin.

Basha ka ndarë dhe një video ku tregohen mjaft qartë pamje nga protesta e javës së parë dhe se misioni do të vazhdojë.

Mesazhi i plotë i Bashës

Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa
/albeu.com/


Shtuar më 24/05/2019, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori