Basha, sërish thirrje për dialog Ramës nga çadra e PD-së (VIDEO)
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli sot nga çadra e lirisë me 27 kryetarë partish që i janë bashkuar koalicionit opozitar.

Kreu i opozitës e ftoi edhe sot për kryeministrin Rama për dialog, me qëllim sipas tij për t’i dhënë fund krizës politike.

“Duam dialog. Tash 5 ditë presim dhe dora e shtrirë për një dialog paqësor dhe konstruktiv pa kushte refuzohet nga ai që është mësuar t’i flasë popullit të vet me monologë që s’japin zgjidhje”, tha Basha.

“Por kurrë nuk është vonë. Edhe sot nga ky shesh dora për dialog mbetet e shtrirë për t’i dhënë fund krizës. Por ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe nga qeveria teknike”, tha Basha.

Basha më tej falënderoi edhe partitë që nuk janë në koalicion me PD-në por që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveri teknike.

Sipas tij, qëndresa i tejkalon kufijtë politikë. “Falënderoj aleatët dhe të gjithë ata që na mbështesin”. /Albeu.com/
Shtuar më 10/04/2017, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori