Basha publikon videon: Këta janë kryebashkiakët e përfshirë në botën e krimit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook ka thumbuar edhe një herë kryeministrin Rama.

Këtë rradhë ai e "akuzon" për disa bashkiakët e rinj, ku nuk lë pa përmendur Valdrin Pjetrin i cili sipas tij rezulton me një të kaluar si trafikant droge në Itali.

Pas Pjetrit, Basha pëemend Artur Bushin, kreun e bashkisë Krujë si një trafikant në Itali që rikandidoi. Kështu me rradhë ai ka përmendur dhe të zgjedhurit e tjerë për bashkitë e vendit.

Posimi i Bashës

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

Shtuar më 07/08/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori