Basha: Pagë minimale 300 euro brenda 6 muajve të parë të qeverisjes (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur sot një pikë me rëndësi të programit të Partisë Demokratike në qeverisje, e cila lidhet me rritjen e pagws minimale.

Basha tha se paga minimale do tw jetw 300 euro nw vend dhe kjo do tw realizohet brenda gjashtw muajve tw parw tw qeverisjes.

“Ndaj dua që sot ta them qartë dhe publikisht, përkushtimin tonë të parë dhe të palëvizshëm; deklaroj para kësaj asambleje të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrëvve shqiptarë, vendimin e Partisë Demokratike për të kaluar brenda gjashtëmujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove dhe brenda katër viteve të para të qeverisjes, në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë, si një masë e domodoshme", tha Basha.
Shtuar më 18/09/2019, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori