Basha ashpërson gjuhën: Xhafaj ministër, akt lufte...(VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme ka folur nga çadra përballë Kryeministrisë me Fatmir Mediun në krah.

Basha iu kthye edhe një herë tjetër emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Sipas tij, ky është një akt lufte, jo për opozitën, por për Shqipërinë.

“Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

“Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, paralajmëroi kreu i PD-së. Ai tha se akuza e opozitës është një kauzë amerikane./Albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori