Basha ashpërson tonet dhe flet për ministra dhe kryetar bashkish të inkriminuar (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i opozitës Lulzim Basha ashpëroi tonet në një konferencë për shtyp pak më parë duke theksuar se Rama është duke penguar bërjen e drejtësisë përmes levave të tij të pushtetit.

"Ky presion rrugacëror ndaj prokurorëve. E ka kot, as paktet mafioze me Tahirin dhe ministrat e tjerë të lapur në flagrancë, as sulmet ndaj opozitës dhe medias nuk do e shpëtojnë dot nga e vërteta dhe drejtësia para qytetarëve"., - tha Basha duke shtuar se, kriminelët e vërtetë, provat e antimafias italiane kanë treguar tashmë se Habiljat me shokë bënin trafik droge dhe armësh të ndihmuar nga Tahiri dhe kupola e korruptuar e policisë.

"Shqiptarët janë ballafaquar me fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë, antimafia italiane ka paraqitur prova ligjore të trafikut të bandës nga banda Habilaj ndihmuar direkt nga Tahiri. Dosja ju tregon shqiptarëve dhe gjithë botës se si krahu i djathtë i Ramës u kap në flagrancë në trafik droge dhe shteti është vënë në shërbim të trafikantëve"., - vijoi ai.

Pjesë nga deklarata
A nuk është provë fakti që makina e ministrit përdorej nga trafikantët, ndërkohë që ajo ishte regjistruar në emrin e tij.

A nuk është provë fakti që krimi kishte kontroll edhe te dhoma e radarëve ku policët i drejtonin se kur dhe ku ti conin skafet për në Itali

A nuk është provë kur sheh se si trafikanti blen varëse për nënën dhe gruan e ministrit, se bën 5 mln euro por i duhen 20 për fushatë.

Vetëm ata që tremben nga këto fakte dhe prova të mbledhura nga antimafia italiane bëjnë sikur nuk kuptojnë edhe përballë këtyre fakteve Rama mohon atë që e di tërë bota.

Arsyeja pse Rama mohon këtë është e thjeshtë dhe e kuptueshme, sepse është ai pas Tahirit, është ai pas cdo Habilaj, shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë, ai ka përfituar nga milionat që erdhën nga droga dhe kanabizimi se i duheshin për të blerë votat dhe të mbante pushtetin.

Kjo është arsyeja se pse në vend ti hapë rrugë drejtësisë Rama po mbron Tahirin dhe po i bën gjyq prokurorisë dhe drejtësisë, kjo është arseyja se pse një i akuzuar për trafik kërcënon prokurorët, se Tahiri dhe Habiljat janë shteti dhe ligji i Ramës

Rama do që Tahiri të mos ndalohet, të mos kontrollohet, do të lihet i lirë, të zhdukë provat, të kërcënojë drejtësinë, por kjo është pjesë e një pakti mafioz për të mbrojtur kupolën mafioze, Ramën dhe ministrat e kryebashkiaket e kapur në flagrancë me fakte përgjime e prova nga partnerët si bashkëpunëtorë të trafikut dhe krimit.
Shtuar më 21/10/2017, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori