Baronesha Anelay: E zhgënjyer me dështimin e Gjykatës Speciale (VIDEO)
Mosthemelimi i Gjykatës Speciale vazhdon të jetë shqetësim i faktorit ndërkombëtar. Këtë shqetësim e shprehur sot ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, pas një takimi me kryeministrin Isa Mustafa.

Baronesha Joyce Anelay tha se ka biseduar për Gjykatën Special, përveç me kryeministrin Mustafa, edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi gjatë pjesëmarrjes në forumin e Kroacisë, ku ia ka bërë të qartë së është më rëndësi që Kosova të jetë në gjendje për të themeluar Gjykatën Special sa më shpejt që është e mundur.

"Sigurisht që jam zhgënjyer me rezultatin e votës në parlament se fundi dhe kam diskutuar më anëtarë të Qeverisë për mundësitë që ata të rikthejnë në parlament këtë çështje në mënyrë që të këtë sukses. E kuptoj që është më rëndësi për Kosovën kur të votojë përsëri, Qeveria të fitojë atë votë sepse nëse Qeveria e fiton votën, do të thotë Kosovë fiton", tha Anelay.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi se në takim me baroneshën Anelay biseduan për nevojën e themelimit të Gjykatës Speciale dhe në nevojën e ndërtimit të shtetit ligjor në Kosovë.

Por, kreu i ekzekutivit tha se para riprocedimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, do të sigurojnë votat e deputetëve në mënyrë që të mos dështojnë për herë të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2015, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori