Bien ndjeshëm rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508. Në total numri i rasteve aktive është 1.021.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës. Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 15:14