Kaos në ambasadën shqiptare në Athinë: Po keqtrajtohemi! (VIDEO)

Ambasada në Greqi vazhdon të ketë ankesa të vazhdueshme nga shqiptarët të cilët jetojnë atje.

Pamjet e mëposhtme janë mjaft shqetësuese ndërsa i ka bërë publike ish-kryeministri Sali Berisha, teksa shprehet se për shkak të korrupsionit krijohen radhë të gjatë ndërsa vetë emigrantët shprehen se po keqtrajtohen.

Reagimi:

Stop torturave te narkoshtetit ndaj emigranteve tane ne Athine. Radhe te gjata, seksere te pashpirt dhe korrupsion ne sherbimet e ambasades tone ndaj emigranteve. Edvin Hajduti po pushon! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e emigrantit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor! Uroj të jeni mire! Po ju dergoj nëpermjet disa videove, situatën ne Ambasadës Shqiptare ne Athine! Njerzit po keqtrajtohen!! Ambasada është kthyer nje nje KULLE KORRUPSIONI!!


Shtuar 24.08.2020 14:16