Opozita në Kuvend u përça, reagon ashpër Murrizi dhe flet për pazare: Hajdutë e spurdhjakë!

Deri më tani 5 deputetë nga opozita parlamentare kanë deklaruar votën pro për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Votat pro janë nga deputetët Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Lefter Maliqi.

Por ky i fundit tha në një deklaratë për mediat se opozita parlamentare ka 11 vota pro, duke arritur numrin e duhur për ta votuar këtë Reformë Zgjedhore.

Pas kësaj rrjedhje të opozitës në Kuvend e deklaruar kundër kësaj marrëveshje, ka reaguar Mylsim Murrizi.

Murrizi shkruan se hajdutët e politikës kanë harxhuar paratë e vjedhura për të gjetur suflerë nga jashtë për të ruajtur karriget e pushtetit.

Deputeti shkruan më tej se 6 deputetët që janë deklaruar pro, nuk do arrijnë dot kurrë atë që kanë kundërshtuar vetë 13 muaj më parë, ndërsa e konsideron aktin e tyre, rikthimin zyrtar të opozitës jashtëparlamentare në Kuvend.

Reagimi i plotë:

HAJDUTET E POLITIKES SHQIPTARE DHE SPURDHJAKET POLITIK QE HARXHOJNE PARAT E VJEDHURA PER TE GJETUR SUFLERE NGA JASHTE PER TE RUAJTUR KARRIKET E PUSHTETIT NUK MUND TE MBAJNE PENG 5 MILION SHQIPTARE

Koha kur nje Gjerman i jepte urdher EUROPES ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh.

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE.

Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh.

KURRE NUK DO JA ARRIJNE DOT. Shqiptaret duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor.

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne KUVEND. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj DEPUTETEVE qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe.

uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne PARLAMENT, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL.


Shtuar 9.07.2020 16:55