Barack Obama po merr veten me të mira duke bërë ‘sërf’ me mikun miliarder (FOTO & VIDEO)
Ish-presidendi i SHBA-ve, President Barack Obama si duket po shijon çdo moment të kohës së tij si qytetar i thjeshtë në pronën private të miliarderit Richard Branson në “British Virgin Islands.”

Pamjet e filmuara së fundmi tregojnë se presidenti i 44-ët amerikan dhe themeluesi i “Virgin” po kalojnë kohën e lirë duke bërë sërf në ishullin privat të Bransonit.

Obamës i janë ofruar shumë vende pune pas përfundimit të mandatit prej presidenti, por për momentin 55-vjeçari po mendon të relaksohet dhe të shijojë kohën si qytetar i thjeshtë. /albeu.com/
Barack Obama po merr veten me të mira duke bërë ‘sërf’ me mikun miliarder

Shtuar më 07/02/2017, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori