Banorët e "Unazës së Re" me hunj në dorë: Hajdeni shembini po ua mbajti (VIDEO)
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, banorët e “Unazës së Re” dhe mbështetësit e tyre kanë shpërndarë një video me anë të së cilës ata thonë se do përzënë gjithkënd që do të përpiqet të shembë banesat e tyre.

video shfaqen një grup protestuesish ku secili prej tyre mbajnë në duar bishta veglash duke i ngritur lart.

Njëri prej tyre dëgjohet të thotë që t’a postojnë tek faqja e tyre, ndërsa dëgjohen zëra të tjerë që thonë “hajdeni po ua mbajti e shembini”.

Videoja është shpërndarë në një faqe në facebook me emrin, “Mbështetje banorëve të “Unazës së Re”!, shkruan FaxWeb. Sot gjatë paradites, banorët e Astirit kanë dal sërish në protestë për të penguar punën e kompanisë për shembjen e objekteve. Ata kanë përzënë edhe fadromën që kishte ardhur për të vijuar punimet.
Shtuar më 10/12/2018, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori