"Banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit goditi policinë në Elbasan me makina të blinduara" (VIDEO)
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bëri me dije se kishte sekuestruar disa makina gjatë ditës së djeshme, dy prej të cilave ishin të blinduara.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka një version tjetër të ngjarjes. Sipas një mesazhi nga ai që Berisha e quan "qytetari digjita", janë banda të armatosura ato që operojnë në Elbasan nën mbrojtjen e kreut të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Postimi i Berishës
Bandat Rama - Çako godasin me arme policine ne Elbasan!
Lexoni mesazhin e qytetart dixhital! sb.

"Pershendetje i nderuar zoti Sali Berisha.Elbasani vazhdon te jet i terrorizuar nga banda e Suel Celes dhe dhenderit te kryetarit te bashkise elbasan Sokol Sanxhaktari.

Banda ne fjale del ne qytet vetem ne autokolen me mjete te blindura( dy range rover dhe ne audi).Dje esht bere ndalimi nga Shqiponjat i njeres prej makinave te blindura Range Rover me targe AA 040 OJ per identifikimin e mjetit dhe ka ber shoqerimin per ne komisariat te makines ne fjale.Rruges per ne komisariat Audi tjeter i blinduar i bandes Suel Cela vjen dhe godet me force mjetin e policise qe po bente shoqerimin ne komisariat.Me pas mjetet e blinduara kan ikur per ne strofullen e bandes Cela-Sanxhaktari i cili esht tregu Ushqimor ne te cilin ndodhen vetem njerez te armatosur.Elbasani po sundohet nga kjo bande e cila operon me shume qetesi pasi prapa tyre qendrojne kryetari i bashkise Elbasan( vjerri i Suel Sanxhaktarit dhe mik i ngushte i babait te Sule Celes)"
Shtuar më 19/09/2017, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori