Parlamenti mblidhet sërish të hënën, çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi do të mblidhet ditën e hënë, në orën 17:00, raporton albeu.com.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se gjatë senacës do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.09.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 1, datë 11.09.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bashkangjitur këtij njoftimi.)

Në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 16:50