Babai pushon së qari vogëlushen, me një tingull të vetëm (VIDEO)
Ka mjaft këshilla në rrjet se si duhet qetësuar një fëmijë që qan, por rrallë herë ka patur prova me video që të funksionojnë aq mirë sa të fitojë më shumë se 25 milion klikime në më pak se një javë.

Daniel Eisnman, një baba i ri dhe motivues nga San Diego, po transmetonte një video live javën e kaluar me vajzën e tij, kur papritmas vogëlushja filloi të qante.

Daniel ndaloi atë që po thoshte, e pa me dashuri vajzën dhe filloi të nxirrte një tingull të çuditshëm qetësisht.

Brenda dy sekondave, vajza e vogël ndalon të qarat dhe fytyra e saj qetësohet.

Ky filmim i shkurtër më pas është parë mbi 25 milionë herë brenda një jave, ndërsa ka marrë edhe pëlqime të shumta. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2017, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori