Azilkërkuesi: Kurrë më nuk kthehem në Kosovë (VIDEO)
Përkundër deklaratave të politikanëve se po merren masa që të mos ketë më emigrime të shqiptarëve nga Kosova në mënyrë masive, fenomeni është bërë mjaft i ndjeshëm.

Një 23-vjeçar nga Gjilani Vehbi Maliqi ka shkuar nga Hungaria në Gjermani dhe thotë se kurrë më nuk kthehet në Kosovë.

Ai ka rrëfyer tmerret që ka përjetuar në kampet e Hungarisë, ndërsa ka thënë se kosovarët që ikin nga vendi të mos marrin fëmijët me vete.

Djaloshi po qëndron tek disa të afërm në Gjermani dhe thotë se nuk kthehet më kurrë në Kosovë./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori