Avioni ndahet në dysh pas uljes, 5 viktima deri më tani (VIDEO)
Një aeroplan i Air India Express me 191 persona në bord është përplasur në një aeroport në shtetin jugor të Kerala, ndërsa deri më tani flitet për 5 viktima, përfshirë edhe dy pilotët.

Avioni, gjatë rrugës nga Dubai, doli jashtë pistës dhe u nda në dy pjesë nga përplasja në aeroportin e Calicut pas uljes.

Në avion ishin 184 pasagjerë – përfshirë 10 fëmijë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët dy ishin pilot.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) tha që aeroplani ra në një luginë ku shpërtheu dhe më pas u nda në dy pjesë, pasi rrëshqiti jashtë fundit të pistës.
Shtuar më 07/08/2020, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori