Avioni 3,5 miliardë dollarësh më në fund qëllon (FOTO-VIDEO)

I vlerësuar si arma më e shtrenjtë në histori, avioni luftarak F-35, që i shmanget radarëve, po i nënshtrohet testeve rigoroze në Kaliforni. Projekti për këtë avion ka kushtuar mbi 3.5 miliardë dollarë deri më tani dhe është tetë vjet me vonesë.

Dhe më në fund, pas shumë mundimesh, avioni ka qëlluar për herë të parë në ajër.

Ky është momenti kur F-25A Lightning II lëshon tre breshëri, një me 30 predha dhe dy me nga 60 predha nga katër grykë Gatling 25 milimetër.

Megjithatë vetëm në vitin 2017 avioni do ketë një armë operacionale.

Sipas Daily Mail, avioni është quajtur "i mallkuar" për shkak të problemeve të vazhdueshme. Në korrik të këtij viti, avioni nuk i përmbushi pritshmëritë gjatë një testimi.

F-35A, që duhej të ishte një nga avionët më të sofistikuar në histori, u "mposht" nga një avion 40-vjeçar F-16 gjatë testimeve.

Piloti që e testoi tha se ishte diçka e tmerrshme. Ai shtoi se ky avion nuk duket i përshtatshëm për luftim.

Por Pentagoni thotë se avioni që u përdor në testime nuk ishte pajisur me mbulimin "stealth", që e bën të padukshëm për radarët, dhe i mungonin disa pajisje standarde për çdo avion.

Piloti i testimit tha se, edhe helmeta, që kushton gjysmë milionë dollarë dhe që mendohet se do i japë pilotit mundësi për një pamje 360 gradë jashtë avionit, në fakt ia vështirësonte lëvizjen e kokës brenda në kabinë. /albeu.com/

Shtuar më 05/11/2015, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori