Avionët kalojnë mbi kokën e turistëve në Greqi (VIDEO)
Pamje dramatike tregojnë se si pushuesit bëjnë foto me aeroplanët që fluturojnë vetëm disa metra përmbi kokën e tyre në një ishull grek.

Në një klip shihet se si njerëzit shtyhen nga fuqia e aeroplanit pak sekonda para se të aterojnë në aeroportin e Skiathos.

Ky vend është bërë atraksion turistik për turistë që kërkojnë aventura me adrenalinë. Aty ata kanë mundësi të bëjnë foto të aterrimeve spektakulare.

Gjithsesi autoritetet janë përkujdesur që të vendosin shenja për të mbajtur turistët larg zonës së rrezikshme.
Shtuar më 15/07/2019, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori