Aurela Gaçe ndan videon e rrallë, 9 muajshe shtatzënë super energjike në skenë (VIDEO)
Artistja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe është kthyer pas në kohë me disa video nga periudha kur ka qenë shtatzënë me vajzën e saj të parë, Grace.

Këngëtarja ka ndarë disa video duke performuar në skenën e programit ‘Këngët e Shekullit’, ku ka treguar se ndonëse ka qenë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël ka pasur shumë energji.

“Ore po nuk ka gjë që më ndal dmth. Opo dridhe mami dridhe. 9 muajsh shtatzënë në skenë. Fiks dy javë më pas mora dhuratën më të bukur nga Zoti, me fëmijën e parë.

Në videon e tretë një super kujtim me Vikena Kamenicën, edhe ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, e të dyja ne prisnim vajza. Super kujtim me @klaudiapepa në skenë”, ka shkruar Gaçe krah performancave të mbajtura 9 vite më parë.

Si çdo herë tjetër energjia e Aurelës ka qenë tepër e madhe duke dhuruar shumë emocione në skenë, fakt të cilin e kanë pohuar edhe miqtë e këngëtares në komente.
Shtuar më 18/06/2020, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori