Atentati, ja si u qëllua Fatmir Kurti (VIDEO)
Pëlqej
Një nga kamerat e sigurisë së një objekti privat ka kapur pamje të plagosjes së mbrëmshme në kryeqytet. Siç e shihni edhe nga videoja, 28 –vjeçari Fatmir Kurti qëllohet me pistoletë, nga një distancë e afërt në orën 20:39 minuta. Atentatori i afrohet në këmbë 28 –vjeçarit që gjendet në trotuar dhe qëllon ndaj tij plot 6 herë, ndërkohë që katër plumba e kapin atë në trup.

Kurti rrëzohet në tokë dhe ngrihet pas pak çastesh. Për afro 2 minuta qëndron në këmbë i vetëm duke kërkuar ndihmë, derisa dalin familjarët e tij. Një makinë e policisë mbërrin 5 minuta pas atentatit dhe një makinë e rastit e transporton në spital, ku pas marrjes së ndihmës së nevojshme, është jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar më 25/09/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori