Aksidenti tragjik i merr jetën të riut shqiptar në rrugët e Italisë (VIDEO)
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në rrugën Foglizzo, ku ka humbur jetën tragjikisht Klodjan Kërtalli 28 vjeç.

Makina e të riut shqiptar tip "Volvo V40" u përplas me një furgon të bardhë, i cili drejtohej nga një 59-vjeçar me banim në Noasca.

Automjeti i shqiptarit u përplas me panelin mbrojtës të rrugës dhe doli jashtë duke i kushtuar jetën atij.

Policia dhe ambulanca u gjendën menjëherë në vendngjarje.
Kërtalli ndërroi jetë sapo mbërriti në dhomën e urgjencës së spitalit në Chivasso ku u dërgua për trajtim, ndërkohë që gjendja shëndetësore e dretjuesit të furgonit nuk është bërë e ditur. /albeu.com/


Shtuar më 20/09/2017, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori