Artisti bën mrekulli me letra, ky avion i detajuar të mahnit (VIDEO)
Luka Iaconi-Stewart është një artist nga San Francisko i cili krijon aeroplanë të detajuar nga letra, dhe nganjëherë i duhen vite për ta përfunduar një të tillë.

Ai bën aeroplanë miniaturë të modelit 777 përmes fletëve manila, ngjitësit dhe një thike X-Acto.

Fillimisht kur kishte ndërtuar aeroplanë, i i kishte bërë të thjeshtë, ndërkaq tash përkujdeset për secilin detaj edhe të enterierit, duke ndërtuar edhe motorë, ulëse e madje edhe palloma në banjo.

Luka tregon që këta aeroplanë kishte mësuar t’i ndërtojë nga fotografitë dhe skicat që i kishte gjetur online, ndërkaq tani thotë se planet i bën vet.
Shtuar më 14/06/2019, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori