Përplasi me makinë biçikletën në Divjakë, nën hetim drejtuesi i mjetit

Është vënë në hetim drejtuesi i mjetit që përplasi biçikletën ditën e djeshme në Divjakë.

Kujtojmë se nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i biçilketës, 63-vjeçari me iniciale T.S, i cili aktualisht ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

/albeu.com/


Shtuar 4.02.2023 15:06