Sot nis “Sunny Hill Festival” në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni për të ndjekur artistët botërorë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme do të nisë “Sunny Hill Festival” në Tiranë, i cili do të zhvillohet për tre ditë rresht.

Gjithçka është pothuajse gati, teksa shitja e biletave po vijon me shpejtësi për shkak të kërkesave të shumta dhe nga jashtë vendit, organizatorët kanë publikuar disa nga rregullat që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe Biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)


Gjërat që duhet të dini:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.

Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

3-Për t’u futur, mos harroni:

Kartën ID/Pasaportën

Biletën (digjitale ose të printuar)

4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

Sende të ndaluara:

Mjete të mprehta

Ushqim dhe pije

Produkte aerosoli (spraj)

Parfume

Narkotikë ose substanca të ndaluara

Çakmakë/albeu.com/