Arrestohet i "forti" i Tiranës, shëtiste rrugëve me pistoletë dhe "Volkswagen" (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Efektivët blu të Tiranë kanë arrestuar një 19-vjeçar, pasi në automjetin në të cilin ai drejtonte është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

I riu është kapur në flagrancës në rrugën “Fortuzi”, në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.4 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3 Tiranë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– R. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Fortuzi”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.4 në automjetin tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi i mësipërm, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori