Ariu gjendet befasisht në tualetin e grave duke fjetur (VIDEO)
Vizitorët në Montana të Shteteve të Bashkuara paralajmërohen shpesh për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj arinjve në zona kryesisht të egra ku edhe ata qëndrojnë.

Të ftuarit në shtëpinë e pushimit Buck's T-4, Montana, së fundmi ‘janë përshëndetur’ nga një ari i zi në banjën e grave.

Shtëpiza, Buck's T-4 postoi në facebook një video të ariut i cili ishte duke dremitur në lavamanin e tualetit të grave. Sipas zotëruesve të shtëpizës mendohet se ariu mund të jetë futur në tualet nga dritarja.

Policia dhe oficerët e Montana’s u thirrën dhe së pari i bënë një qetësues ariut dhe e larguan duke e mbajtur peshë atë.

Shtëpiza më pas falënderoi policinë për ndihmën e dhënë për largimin e të pa ftuarit.
Shtuar më 07/09/2019, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori