Po zihej me fëmijën, gruaja humbet kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën

Një aksident është regjistruar tek mbikalimi i Saukut në Tiranë.

Një makinë tip “Benz” është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa drejtuesja ishte një femër emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Drejtuesja është zonja e cila ka një fëmijë në krahë, që ndodhet në derën nga ana e shoferit.

Shkak për i aksidentit dyshohet se është bërë mungesa e vëmendjes në drejtimin e mjetit, pasi ishte duke u zënë me fëmijën. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2020 17:34