Pamje të rënda nga Italia: Çfarë ndodh brenda karantinave ku luftohet me jetën (FOTO LAJM)

Italia konfirmoi dje 427 viktima të tjera nga Covid-19 në 24 orë. Me një total prej 3405 personash, ajo tejkalon Kinën, ku e pati origjinën virusi, duke u bërë vendi me bilancin më tragjik. Të prekurit janë 33 mijë e 190, ndërsa të shëruarit 4440, 415 më shumë se të mërkurën.

Mjekët e dëshpëruar italianë në epiqendrën e koronavirusit tregojnë sesi të gjitha përpjekjet e tyre “nuk janë të mjaftueshme”, ndërsa numri i vdekjeve në vend po rritet.

Një raport tronditës i Sky Neës tregoi skenat e tmerrshme brenda spitalit Papa Giovanni XXII në Bergamo në Lombardi, ndërsa stafi mjekësor nxitonte nëpër repartet ku ndodheshin plot pacientë në ankth.

Pamjet e tmerrshme tregojnë njerëz që mbahen me oksigjen dhe me qeska në kokë.

Autoritetet lokale në Lombardi, rajoni më i prekur, kërkojnë shtrëngimin e kufizimeve duke mobilizuar ushtrinë në të gjithë zonën. “Nuk jemi me pushime, por në luftë”, tha presidenti i rajonit, Attillo Fontana.

Mjekët në rajonin e goditur rëndë të Bergamos, vazhdojnë të ndajnë mesazhe të forta mbi situatën atje.

OBSH, thotë se për përhapjen e pakontrollueshme të virusit dhe viktimat e shumta në Itali mund të ketë kontribuar numrit i pabesueshëm i rasteve mes stafit mjekësor dhe gjithashtu numri i lartë i të moshuarve në vend.

Mosha mesatare e të vdekurve mbetet 80.5, por ka edhe nën moshën 50 vjecare, shumica e të cilëve me probleme të tjera shëndetësore.


Shtuar 20.03.2020 07:27