"Apokalips" në Vlorë, qytetarët luten të mos dalin në rrugë (VIDEO)
Pëlqej
Qyteti bregdetar Vlora, është përfshirë nga një stuhi me erëra të forta e cila ka bllokuar ludrimin në det por jo vetëm.

Për shkak të erërave të forta, Bashkia Vlorë ka dalë në një njoftim zyrtar dhe ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin daljet në rrugë dhe të mos parkojnë në zona të rrezikshme.

"Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afer pemeve, afer shtyllave te tensionit si dhe parkimin ne zonat e rrezikshme. Te kufizohen ne maksimun levizjet ne rruge per shkak te ererave shume te forta"-njofton bashkia Vlorë.

Ndërkohë është shënuar dhe incidenti i parë pasi një vetratë xhami ka rënë mbi një shtetas i cili është dërguar me urgjencë në spital për mjekim.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen '' 28 Nëntori'', në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129. /albeu.com/





Shtuar më 17/03/2018, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori