Apeli: Tahiri 20 mln fëmijëve të Berishës (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Deputeti socialit Saimir Tahiri e ka humbur sërish përballjen gjyqësore me dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte vendosur një dëmshpërblim që deputeti socialist duhet t`u jepte dy fëmijëve të kryeministrit, raporton Ora News.

Por Gjykata e Apelit ka vendosur që deputeti Tahiri të dëmshpërblej me nga 10 milionë lekë të vjetra dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha.

Në përfundim të procesit gjyqësor, deputeti Tahiri akuzoi gjykatën për anshmëri.

"Nuk prisja gjë tjetër, ky është një kamxhik politik. Do të vazhdoj betejën ligjore,do të çoj çështjen në Gjykatën e Lartë", u shpreh pas vendimit deputeti socialist. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com