Anwar llaston Dua Lipën dhe i shpreh publikisht dashurinë (VIDEO)
Anwar Hadid duket shumë i dashuruar dhe këtë na e tregon sa herë që ka mundësi!

Pak orë më parë ai publikoi një video në Instastory, ku nuk shfaqet vetë, por gjysma e tij më e mirë.

Dua Lipa e veshur me xhinse dhe një crop top të kuqe shihet duke kërcyer për qejfin e saj, ndërsa Anwar e filmon.

Ai e ka shoqëruar videon me disa emoji zemrash dhe disa të tjera me lot në sy, për të na treguar ndjenjat e tij për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Dua dhe Anwar nuk po rrinë dot larg njëri-tjetrit për as një moment që pas “Sunny Hill Festival”, ku modeli shoqërohej me familjen e këngëtares.
Shtuar më 16/08/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori