Ankohen bizneset e Prishtinës për taksën vjetore, kërkojnë lehtësira dhe jo pengesa (VIDEO)
Ankohen
bizneset e Prishtinës për
taksën vjetore, kërkojnë lehtësira dhe jo pengesa
Asnjë cent të hyra nuk ka pranuar
Komuna e Prishtinës, nga licenca për biznese gjatë muajve korrik dhe shtator të këtij viti.
Referuar raportit financiar të Komunës, i bie që për këtë periudhë, asnjë biznes i ri nuk është hapur në kryeqytet, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Derisa interesi për ta nisur një biznes të ri, sipas raportit, është i ulët,
Komuna ka vazhduar të aplikojë taksë vjetore ndaj
bizneseve.
Faturën për pagesën e një mijë eurove taksë e pranoi para pak ditësh Jeton Latifi, i cili është pronar i bujtinës “Oda”.
Por, për Latifin, kjo taksë është e papranueshme dhe barrë shtesë për biznesin e tij, nga i cili thotë se edhe ashtu fiton pak.
ankohet se me këtë shumë faturohen si
bizneset e vogla, ashtu edhe ato të mëdha.
Ai thotë se puna e tyre po dëmtohet edhe nga konkurrenca e pabarabartë e disa personave që, sipas tij, ushtrojnë këtë biznes pa respektuar procedurat ligjore.
Ekonomistët vlerësojnë se është e paarsyeshme nëse aplikohet taksë fikse, si për
bizneset e mëdha ashtu edhe për ato të vogla.
Musa Limani thotë kjo taksë dëmton punën e
bizneseve të vogla.
Të papranueshme, këtë taksë e vlerësojnë edhe qytetarët. Ata vlerësojnë se
komuna duhet t’u krijojë lehtësira
bizneseve e jo pengesa.
Mirëpo,
komuna thotë se kjo taksë nuk është fikse. Sipas nënkryetarit Selim Pacolli,
bizneset taksohen sipas deklarimit të tyre financiar.
Të hyrat nga regjistrimi i
bizneseve në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas raportit komunal, janë vetëm 9.28 për qind, apo rreth 20 mijë euro më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 22:46