Anija përfshihet nga flakët në Karaburun, ekuipazhi ishte në gjumë (VIDEO)
Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit. Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, ka përfshirë të gjithë anijen. Ekuipazhi me 6 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun./TCh/
Shtuar më 29/07/2019, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori