Anija e së ardhmes (FOTO-VIDEO)
Pëlqej
Një anije që shfrytëzon energjinë e erës për të ecur. Duke u frymëzuar nga aerodinamika e anijave hapësinore, studio norvegjezeLade As” ka projektuar “Vindskip” (shqip Anija e erës).

Projektuesit e studios norvegjeze ndërtuan atë që mund të jetë anija e së ardhmes dhe që sipas përllogaritjeve redukton me 60-80 përqind emëtimet e karbonit në atmosferë nga djegia e karburanteve që përdorin mjetet detare.

“Vinskip” është konceptuar si një skaf gjigant ku funksionin e velës e kryen vetë trupi i anijes. Ajo është e pajisur me një kompjuter të automatizuar që pasi analizon kushtet atmosferike përzgjedh kursin më të mirë për të shfrytëzuar energjinë e erës. Projekti është gati dhe objektivi i studios “Lade As” për momentin është gjetja e një sponsori për jetësimin e tij, që mund të shfrytëzohet edhe për anija mallrash apo kroçiera.
Anija e së ardhmes

Shtuar më 28/09/2013, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori