Kreu i Federatës Turke lajmëron nisjen e kampionatit dhe konfirmon datën e finales së Championsit

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli po rinis gradualisht, teksa sot kreu i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir njoftoi se kampionati turk do të rinisë sezonin e mbetur pa mbaruar pikërisht më datën 12 qershor.

Ozdemir gjithashtu njoftoi se të gjithë ligat europiane do të duhet të mbyllen brenda muajit korrik, sipas afateve që ka lënë UEFA, ndërsa në fillim të muajit gusht do të nisë zhvillim i ndeshjeve europiane, pra Champions dhe Europa League.

Gjithashtu kreu i Federatës turke konfirmoi se UEFA ka planifikuar që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet pikërisht më datën 29 gusht, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, duke qenë se pikërisht kryeqendra ekonomike turke ishte zgjedhur për të pritur finalen e madhe të këtij sezoni.


Shtuar 6.05.2020 14:35