Gjendet pa shenje jete 54-vjeçarja në Tiranë, çfarë dyshohet

Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme nga familjarët. Mësohet se gruaja me iniciale F.N vuante nga epilepsia, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.