Gazprom i mbyll rubinetin e gazit Italisë

Kompania shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit Eni ka thënë se gjiganti rus energjetik e ka informuar se “nuk është në gjendje të konfirmojë vëllimet e gazit të kërkuara për sot, duke deklaruar se nuk është e mundur të furnizohet me gaz përmes Austrisë. Prandaj, furnizimet e sotme me gaz rus për Eni përmes pikës hyrëse të Tarvisio do të jetë zero”.

Gazi rus arrin në Itali përmes rrjetit të gazsjellësit Trans-Austrian që kalon nga kufiri Sllovaki/Austri në kufirin austriak/italian.

Rreth 10% e importeve italiane të gazit vijnë nga Rusia, nga rreth 40% përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt./albeu.com


Shtuar 1.10.2022 14:51