Kjo është fleta e votimit për primaret e grupit “Berisha” që mbahen sot (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit, po mban zgjedhjet primare brenda strukturave, për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Albeu.com ka siguruar pamje të fletës së votimit që po përdoret sot gjatë këtyre primareve.

Procesi ka nisur mëngjesin e sotëm në 9 qendra dhe pritet të përfundojë në orët e pasdites.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur edhe një reagim në faqen e tij në Facebook lidhur me këto zgjedhje.

“Sot demokratët dhe demokratet e 6 degeve te Partise Demokratike votojne ne Primare! Zoti e bekofte voten e tyre te lire”, shkruan Berisha./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 10:24