Brozovic: Dy sfidat me Barcelonën do të jenë vendimtare

Interi u shortua në grupin e “ferrit” së bashku me Bayern Munich, Barcelonë dhe Viktoria Plzen. Një grup ku 3 skuadra do të garojnë për 2 vendet e para, ku do të kërkojnë “kokën” e njëra-tjetrës.

Zikaltrit mbrëmë luajtën ndaj Plzen, takim që triumfuan me shifrat 2-0, teksa lojtari i kësaj ndeshje ishte Macelo Brozovic.

Pas ndeshjes për “Sky Sport Italian” mesfushori ka theskuar se dy sfidat ndaj Barçës do të jenë vendimtare për ziklatrit, pasi edhe katalanasit janë mposhtur nga Bayern Munich, ndërsa kanë fituar ndaj Plzen.

“Tani do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, ndërsa dy sfidat ndaj Barcelonës do të jenë vendimtare.

Gjithmonë ndihmon kur fitojmë, duhet të vazhdojmë kështu, duke fituar dhe duke marshuar përpara”, është shprehur Brozovic. /h.ll/albeu.com

 


Shtuar 14.09.2022 14:30